29 Mars 2024

Demokraci Plus: Të respektohet Ligji për shërbimin civil

Prishtinë, 22 maj - Demokraci Plus ka publikuar analizën “Shfrytëzimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta dhe ushtruesit e detyrës në shërbimin civil në periudhën 2016-2018”.

Në këtë raport u jepet përgjigje një mori pyetjesh me theks të veçantë në respektimin e kritereve ligjore në rekrutim përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta (MSHV) dhe mbulimin e pozitave me ushtrues detyre (UD) në shërbimin civil?

Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se në vitin 2016 janë lidhur 1,372 kontrata mbi vepër, derisa në vitin 2017 rreth 2,906 sosh në nivel qendror dhe lokal. 
Ministritë me numrin më të madh të kontratave mbi vepër në këto dy vite janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në këtë kontekst, lidhur me komunat për vitet 2016 dhe 2017, numrin më të madh të kontratave mbi vepër e kanë: Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Prizreni, Suhareka, Fushë Kosova dhe Gjakova.

Ndërsa, sa i përket vitit 2018, sipas përgjigjeve të 76 institucioneve (nga 132 kërkesa gjithsej) numri i kontratave mbi vepër ishte 777.

Hulumtimi vë në pah se sa i përket ushtruesve të detyrës (UD), janë gjetur 122 raste në vitin 2018 kur një pozitë mbahet me UD shumë më gjatë se sa përcaktimi ligjor prej tre muajve. Në këto raste, ose mbahet personi i njejtë për vite të tëra ose zëvendësimi me UD kalon nga tre muaj nga një zyrtar në tjetrin dhe kështu pozita nuk shpallet me konkurs për rekrutim të rregullt sipas Ligjit për shërbimin civil.

Disa nga rekomandimet e D+ në këtë raport janë si në vijim:

Kryeministri duhet të marrë vendim përmes të cilit ndalon përdorimin e kontratave “Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV)” me qëllim të punësimit në administratë publike;

Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të bëjë auditime më të shpeshta të përformancës mbi angazhimin përmes MSHV dhe auditimi të përfshijë mostër më të madhe të institucioneve apo të gjitha institucionet;

Ministria e Financave duhet të përfshijë në raportin financiar tre mujor, gjashtë mujor dhe nëntë mujor të dhënat edhe për numrin e rasteve me MSHV.

Disa infografika dhe punimin e plotë mund t’i gjeni në vegëzat në vijim:
https://bit.ly/2M018F1
http://bit.ly/2Z2cgDW

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)