20 Prill 2024

Demaçi: Tani radha e çështjes çame për t’u zgjidhur

Tiranë, 22 qershor - Është çelur dje Java e Kulturës Çame, e cila do të kulmojmë më 27 qershor, ditën e gjenocidit të forcave fashiste greke ndaj popullsisë çame.


Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të rëndësishme të hapësirës mbarëshqiptare, si Adem Demaçi, Sabri Godo, Pëllumb Xhufi, Dhori Kule, Agim Doçi, etj., krahas organizatorëve të ceremonisë që shënoi nisjen e javës çame.

Drejtuesi legjendar i rezistencës në Kosovë, Adem Demaçi, deklaroi se tashmë ka ardhur radha e çështjes çame për t’u zgjidhur sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase nga pala greke. “Askush më mirë se shqiptarët e Kosovës nuk mund ta kuptojë dhimbjen tuaj”, tha. Demaçi, i përlotur në fillim të fjalës së tij, duke marrë si reagim duartrokitjet e qindra të pranishmëve në sallë.

 “Sot, ne kemi fatin e mirë që nuk duhet të derdhim gjak për të fituar të drejtat tona, siç u detyruam të bënim në Kosovë. Nuk duhet gjithashtu të vëmë fajin mbi popullin e sotshëm grek për atë që bënë një pjesë e paraardhësve të tyre. Por, me çdo kusht, me mjete të kohës së sotshme, duhet që të kërkojmë të drejtat tona, me mjete të cilat mbështeten nga aleatët tanë të mëdhenj evropian e përtej Atlantikut”, tha. Demaçi.

Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për ndihmën që kanë dhënë për zgjidhjen e çështjes çame dhe deklaroi se kultura çame është ambasadori më i mirë i kësaj çështjeje.

“Të gjithë e mbajmë mend vitin 1971, kur një këngë u dëgjua në televizion; Kënga e Çelo Mezanit. Nga atëherë muzika e krahinës së Çamërisë u bë një ambasador i fuqishëm për çështjen çame, fituesi i një beteje për moszhdukjen e saj. Edhe sot, kjo këngë e re me vargjet e bilbilit të Çamërisë, Bilal Xhaferrit vjen fort për të fituar edhe një betejë. Rroftë Çamëria! Rroftë Shqipëria!”, u shpreh Idrizi.

Gjatë javës në vijim do të ketë një sërë aktivitetesh, si pjesë e Javës Kulturore Çame, e cila finalizohet më 27 qershor me marshimin, tashmë të përvitshëm, të mijra çamëve dhe jo vetëm në Qafë-Botë të Sarandës, për të përkujtuar gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të viseve të Çamërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)