28 Mars 2024

Dell: Zgjedhjet duhet te mbahen edhe në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 2 dhjetor - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, pas gjatë një vizite që i bëri Panelit për Ankesa dhe Parashtresa deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke organizuar zgjedhje të besueshme dhe mirë të planifikuara.

“Natyra e njerëzve është që gjithnjë të ketë ankesa dhe roli i vështirë i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa në mënyrë që të zgjidheni sa më shpejtë ato ankesa është në vete një pjesë kritike për të fituar dhe siguruar besimin e qytetarëve.”

Ndërsa duke komentuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, Dell ka thënë se të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë dhe ata vendorë janë angazhuar për organizimin zgjedhjeve në atë pjesë të vendit.

“Unë besoj që zgjedhjet do të mbahen atje sepse të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të drejtën e votës së tyre, disa mund të mos e shfrytëzojnë atë por të gjithë duhet të jenë të barabartë për të shprehur dëshirën e tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të tyre. Prandaj edhe nëse këto raporte janë të sakta rreth disa obstruksioneve që mund të vinë nga autoritete të ndryshme, ne kemi për qëllim që të vazhdojmë dhe të shohim se të gjithë qytetarët e Kosovë kanë të drejtën e shfrytëzimit të votës më 12 dhjetor”.

Ndërsa udhëheqësi i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani tha se ky institucion ka marr mbështetje të fuqishme nga ambasadori Dell dhe se faktori ndërkombëtarë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)