18 Prill 2024

Dell takon udhëhesitë e Frymës së Re

Prishtinë, 18 nëntor - Krerët e Partisë Fryma e Re, Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda, takuan sot në zyrat e Frymës së Re, Ambasadorin amerikan, Christopher Dell.

Në takimin e tyre të parë zyrtar me përfaqësuesin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dell, përfaqësuesit e Partisë Fryma e Re shprehën mirënjohje për rolin që SHBA-të e kanë luajtur vazhdimisht në mbështetjen për shtetin e Kosovës, dhe poashtu për gatishmërinë që edhe më tutje të qëndrojnë pranë shtetit më të ri në botë.

Gjatë këtij takimi themeluesit e Frymës së Re diskutuan me Ambasadorin Dell edhe lidhur me zhvillimet e fundit në vend rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve me 12 dhjetor.  Fryma e Re ka potencuar edhe një herë rëndësinë që zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë të jenë të lira dhe demokratike. 

Respektimi i të drejtës së qytetarëve për të patur një proces të rregullt zgjedhor është parakusht i të gjitha zhvillimeve të tjera në Kosovë.

“Duke qenë se këto janë zgjedhjet e para parlamentare që mbahen në Kosovën e pavarur, në këtë takim me Ambasadorin Dell,  ne kemi përsëritur kërkesën tonë që bashkësia ndërkombëtare, brenda kompetencave që ka, ta luaj rolin e vet për të siguruar që me 12 dhjetor 2010 të zhvillohet një proces i lirë dhe demokratik,” ka thënë Shpend Ahmeti, Kryetar i Këshillit Drejtues së Frymës së Re.

Fryma e Re gjatë ditëve në vijim do të takojë edhe ambasadorët e vendeve të tjera që veprojnë në Kosovë për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit gjatë procesit zgjedhor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)