25 Prill 2024

Dell: Qeveria e re pas festës së pavarësisë

Prishtinë, 26 janar - Ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell ka thënë se beson që qeveria e re do të formohet para festës së pavarësisë.

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën. Është simbol i rëndësishëm që në përvjetorin e tretë, të kenë një qeveri të re plotësisht funksionale. Gjithashtu unë besoj se kjo është e mundshme. Besoj se shifrat janë; besoj se partia që do ta marrë mandatin e ka mundësinë për ta formuar qeverinë e re shumë shpejt”, ka thënë Dell në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”.

Ambasadori Dell thotë se do të parapëlqente një qeveri që ka një program të qartë dhe koherent, që e di se ç’dëshiron të bëjë; që e di përse do ta bëjë atë dhe se si do ta bëjë. “Problemi me koalicionet e gjëra është se nuk kanë përqendrim- shtoi Dell në intervistën e dhënë.

Sipas ambasadorit amerikan, ideja e qeverisë teknike që qëndron në pushtet vetëm për disa muaj, sa për të mbajtur zgjedhje të reja, është gabim i rëndë. “Së pari, nuk është në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta ofron zgjedhjet dhe qeverinë që del nga këto zgjedhje në bazë të numrit të deputetëve në Kuvend. Ideja e qeverisë teknike nuk është paraparë me Kushtetutë”- sqaroi ambasadori amerikan.

Lidhur me sugjerimin për një qeveri me duar të pastra, dhe si do të reagonte bashkësia ndërkombëtare nëse njerëz të tillë bëhen ministra, ambasadori Dell ka thënë se nuk mund të flasë në emër të tërë bashkësisë ndërkombëtare, por mendon se qëndrimi që ka shprehur ai është se do të ishin shumë të zhgënjyer që t’i shohin këta individë në qeveri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)