25 Prill 2024

Dell: Pavarësia dhe sovraniteti janë çështje të mbyllura

Prishtinë, 20 prill - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell dhe zëvendësshefin e misionit të SHBA-vë në Kosovë, Michael J. Murphy.

Zëvendëskryeministrja Tahiri falënderoi ambasadorin Dell dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit të pavarur të Kosova duke theksuar se aleanca strategjike me SHBA-të është një prioritet i lartë i Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e informoi ambasadorin Dell lidhur me programin vizionar dhe reformator të Qeverisë dhe prioritetet kryesore në politikat e brendshme përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, sundimin e ligjit, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe komuniteteve dhe avancimin e agjendës euro-atlantike dhe njohjen globale të Kosovës.

\"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të realizoj reforma të thella dhe të gjithanshme për konsolidimin e shtetit si dhe për të siguruar një vend të respektuar në familjen e vendeve demokratike, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Znj. Tahiri falënderoi SHBA-të për mbështetjen në dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Qeveria e Kosovës në këtë dialog është shumë e përkushtuar me qëllim që të arrihen rezultate pozitive në dobi të qytetarëve dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit të Kosovës me BE-në.

Ambasadori Dell edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen amerikane për shtetin e Kosovës duke thënë se Kosova mbetet një vend mik dhe partner serioz i SHBA-ve, duke thënë se e çmon lartë qasjen serioze të Qeverisë së re të Kosovës për të shënuar rezultate konkrete në reformat ekonomike, në sundimin e ligjit dhe poashtu në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë nacionale.

Dell rikonfirmoi qëndrimin e SHBA-vë se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti shtetëror i Kosovës janë çështje të mbyllura. Ai në fund shtoi se do të vazhdoj përkrahja aktive e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)