20 Prill 2024

Dega e Nismës në Skenderaj përfundon kuvendet zgjedhore në 16 nëndegë

Skenderaj, 18 dhjetor - Dega e Nismës Social Demokrate në Skenderaj ka vazhduar kuvendet zgjedhore nëpër nëndegë. Sekretari i degës së Nismës Social Demokrate në Skenderaj, Afrim Kabashi, i tha gazetës online Vision Mega, se brenda një kohe të shkurtër kuvendet nëpër nëndegë do të finalizohen.

“Nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor, gjithçka është duke shkuar mire. Në shumicën e nëndegëve i kemi zgjedhur strukturat, kryetarin dhe delegatët për Kuvendin e Degës”, tha Kabashi.

Sipas Kabashit, kuvendet zgjedhore deri me tani kanë përfunduar në 16 nëndegë.

“Jemi në process të konsolidimit të mbajtjes së kuvendeve edhe në disa nëndegë që priten të finalizohen së shpejti”, tha mes tjerash, Afrim Kabashi, sekretar i degës së Nismës Social Demokrate në Skenderaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)