05 Dhjetor 2020

Debatohet për Politikat e kujtesës dhe Praktikat e përkujtimit në Evropën Juglindore

Prishtinë, 22 tetor - Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore.

Gjatë dy dekadave të fundit në Evropën Juglindore kanë evoluar politikat e ndryshme të kujtesës nga poshtë lart dhe nga lart poshtë.

Ato janë përbërës i kujtesës kolektive të vendosur kryesisht brenda kornizave kombëtare dhe karakterizohen me të kuptuarit ndryshe të së kaluarës, me simbole dhe përfaqësime të kontestuara në sferën publike.

Krahas këtij sfondi, paneli do të diskutojë mbi dinamikat dhe modelet e politikave të kujtesës dhe praktikave të përkujtimit në Evropën Juglindore, më konkretisht në shtetet post-Jugosllave.

Bisedat në panel do të përqendrohen në tri grupe pyetjesh të përkufizuara gjerësisht, por megjithatë të ndërlidhura e që përfshijnë si vijon: i) si vazhdon e kaluara e afërt të jetojë në të tashmen dhe si formon kjo politikën e kujtesës dhe praktikat e përkujtimit sot?ii) cilat  janë  tendencat  kryesore  të  politikës  së  kujtesës  dhe  praktikave  të përkujtimit?, dheiii) si e ka formësuar aktivizmi i kujtesës politikën e kujtesës dhe në çfarë mënyre ka kontribuar në krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen?

Diskutimin mund ta ndiqninëFacebook, dhenëkanalin Youtube të Rrjetit të Pajtimit KOMRA të enjtenme 22Tetor, në orën 17:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)