23 Prill 2024

Danimarka e përkushtuar ta përkrahë Kosovën

Prishtinë, 29 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, i cili dorëzoi letrat kredenciale.
 
Duke e falënderuar ambasadorin Jensen për përkrahjen e plotë që i ka dhënë Danimarka Kosovës si para, ashtu edhe pas pavarësisë së vendit tonë, Presidenti Sejdiu ritheksoi se Kosova është shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë para ligjit dhe do të ketë një përkujdesje të veçantë sidomos ndaj komuniteteve pakicë, të cilat i kanë të garantuara të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre edhe me Kushtetutë.
 
Pasi vuri në pah rëndësinë që Kosova u kushton marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje dhe të rajonit, Presidenti Sejdiu pohoi se vizioni themelor i popullit dhe institucioneve të Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
 
Ndërsa, ambasadori Karsten Ankjaer Jensen, tha se Danimarka është një nga vendet e para evropiane që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovën.
 
“Republika e Kosovës, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka perspektivë të qartë evropiane, por, natyrisht, këto vende së pari duhet t’i plotësojnë kriteret e kërkuara për anëtarësim në BE”, theksoi ambasadori Jensen, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se Danimarka do të mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme jetësore të qytetarëve.
 
“Danimarka ka qenë dhe mbetet shumë e fokusuar për Kosovën”, tha ambasadori Jensen

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)