29 Maj 2020

Dalai Lama uron Kryeministrin Thaçi

Prishtinë, 12 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një telegram urimi dhe falënderimi nga Shenjtëria e Tij, Dalai Lama i Katërmbëdhjetë.

Me rastin e dy-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishte organizuar një garë kombëtare e vizatimeve në të gjitha shkollat e Kosovës, me ç’rast, vizatimet më të mira janë përzgjedhur dhe u janë dërguar liderëvë dhe personaliteteve më të rëndësishme në mbarë botën, bashkë me letrën përshëndetësë nga Kryeministri Thaçi. Dalai Lama është njëri nga të adresuarit.

Në letrën e tij drejtuar Kryeministrit Thaçi, ndër të tjera thuhet:

“I kam përcjellur zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan me interesim, por edhe me shpresë. Jam i gëzuar që situata atje tani është përmirësuar shumë edhe me arritjen e pavarësisë së Kosovës pas përkujdesjes së OKB-së. Tani duket se rajoni është vërtetë më i qetë dhe më paqësor.”

“Deri sa po shënoni përvjetorin e dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj të ofroj urimet e mia për Shkelqësinë Tuaj dhe popullin e Kosovës. Në të njejtën kohë, lutem që shteti juaj demokratik, me komunitetet e veta të ndryshme që jetojnë së bashku në paqe, në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, do të jetë një model që të tjerët do ta ndjekin.”

Duke kujtuar se sapo ka kaluar shënimi i 51-vjetorit të kryengritjes paqësore të popullit të Tibetit, Dalai Lama i ka përcjellur Kryeministrit Thaçi edhe kopjen e deklaratës së publikuar me këtë rast.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)