29 Mars 2024

Daci: shtylla e drejtësisë është e njollosur skajshmërisht

Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar sot se tri vjet pas pavarësisë shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës nuk i kanë kryer obligimet e veta ndaj shtetasve të Kosovës.

“Ne mendojmë qe shtyllat kryesore te një sistemi shtetëror nuk kane arritur as për se afërmi ti kryejnë obligimet  e veta ndaj shtetasve te Kosovës. Ne tri vite pavarësie kemi sovranitet dhe integritet  te parealizuar me kufij te hapur, te cilët pos qe e kanë dëmtuar lirinë dhe demokracinë, buxheti i Kosovës ne dogana për këto tri vite i kane humbur me tepër se 100 milion euro. Gjithashtu si rezultat i mos menaxhimit  te kufijve te shtetit te Kosovës është mungesa e respektit kushtetues qe është obligim i institucioneve  dhe i shtetit te Kosovës”, tha akademik Daci.

Lideri i LDD tha se janë të bindur se kanë përgatitur një platforme qeverisëse pjesë e së cilës LDD me siguri do të jetë.

“Në mënyre imediate ne mandatin e ardhshëm te qeverise te formohet një xhandarmeri e cila është e përgatitur nga strukturat e fuqishme te bashkësisë ndërkombëtare ne Kosovë dhe ne radhë te pare nga ato shtete qe e ndihmojnë me se shumti, të formohet një forme e policisë ne Kosove qe do te mundësonte që të mos plagoset plagosjet shtetit dhe te mos lejohet vrasjes se qytetareve te shtetit”.

”Për tri vite në pavarësi te imagjinuar gati se nuk është zbuluar asnjë rast i rende i vrasjeve dhe kjo çdo njeri qe është përgjegjës e qon te mendoj se cila është forma qe mund ta kemi një nivel te sigurisë qe nuk është e lidhur drejtpërdrejt me strukturat qe e kane imponuar gjithë atë krim dhe gjithë atë lëndim te Kosovës”, tha akademik Daci.

Lideri i LDD-së tha se shtylla e drejtësisë është e njollosur skajshmërisht dhe se bëhet fjalë për një drejtësi e cila nuk e ka pas asnjë përkrahje te shtetit, as materiale e as politike  për përmirësimin e cilësisë se punës se saj.

“Një drejtësi qe fitohet përshtypja se është e ndikuar thellësisht politikisht. LDD është e gatshme ti ofroje argumentet e saja, është një rast eklatant qe ka ngjarë, bëhet fjalë për një  djalë te ri,  qe ka qene i propozuar për kryetar të Gjykatës komunale ne Prishtine dhe i cili ne te gjitha testet, si morale ashtu edhe profesionale ka qene numër një nga te gjithë kandidatet dhe sot është ne rruge, i pa pune  as për gjykatës nuk është lejuar te punoje”, tha kryetari i LDD-së.

LDD vlerëson me përgjegjësinë më te larte qe qeverisja, president dhe qeveri nuk e ka bere zgjedhjen e duhur te gjykatësve dhe prokuroreve te pavarur profesionalisht, te ngritur dhe rezultatet çdo dite shihen nga vendimet.  Prandaj është e rrezikshme dhe e dëmshme qe nga te gjitha raportet qe vijnë nga Uashingtoni, nga Brukseli  dhe organizatat e pavarura gjithmonë me të drejtë sulmohet sistemi i drejtësisë, por asnjëherë nuk propozohen dhe gjenden zgjidhje, tha akademik Daci.

“LDD mendon qe do te jete ndihmëse e fuqishme,  pasi që pos përkrahjes financiare është depolitizimi i plote dhe mos ndërhyrja  ne sistemin e drejtësisë sepse edhe me Kushtetute është shtylle e ndare e sistemit”.

Për te dal nga situata e tanishme akademik Daci tha se LDD garanton, jo premton, por garanton se për një mandat qeverisës do të zvogëloj për gjysmë shkallën e papunësisë, varfërisë dhe problemeve të tjera.

“Vlerësojmë dhe garantojmë qe ndryshimi i prioriteteve strategjike  qe do te jene lokomotive e zhvillimit duhet te përcaktohen dhe ne këtë pak konkurrence në rend të parë duhet të jetë ekonomia, një ekonomi e qëndrueshme e zhvillimit te qëndrueshëm dhe brenda saj bujqësia e cila është dega qe mundet me më se paku investime për shkak te buxhetit te vogël qe ka Kosova ta aktivizoj potencialin e vet sepse 57%  e popullatës jeton ne pjesët rurale”, tha akademik Daci duke shpalosur edhe prioritete tjera te qeverisjes së ardhshme në të cilën LDD do të jetë pjesë. 

“ Prandaj LDD vlerëson qe ne mandat qeverisës, ku do te participoje për katër vite te gjitha këto budallaqe  do te ndryshojnë me një sistem te thjeshte, me bashkim  te kapitalit publiko-privat  dhe me aprovimin e ligjeve të  fuqishme ne përkrahje të zgjidhjeve të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës, si në shëndetësi. Ajo qe ne boten progresive dhe te zhvilluar konsiderohet investimi me i qëlluar është investimi ne qytetarë, rini  do te thotë investimi ne shkolle dhe ne shkence’.

Nuk ka ndonjë vend ne bote ne asnjë kontinent, as ne Evrope, Azi, Afrike apo ne Amerike qe për dhjete vite ose njembedhjet vite  jo pavarësie po shtetit te shliruar dhe tri vite ne pavarësi qe asnjë pfening për shkence nuk e ka nda, ka thënë,lideri i LDD-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)