20 Prill 2024

Daci: LDD është lidhje e dinjitetit të kombit

Prishtinë, 2 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka thënë sot në hapje të fushatës parazgjedhore në Prishtinë se LDD ashtu si lidhja e vjetër e Skënderbeut, ështe lidhje e dinjitetit të Kombit, e demokracisë së shtetit, lidhje e Shenjt që i përcjell dhe mbron synimet e popullit për të qenë i lirë, krenar dhe i lumtur në trojet e veta.

“Shtetësia , integriteti dhe sovraniteti i shtetit tonë – Kosovës nuk jan në shitje e as trafikim. Pavarësia, liria dhe integriteti i Kosovës i takon vetëm popullit dhe askujt tjetër. Kjo e drejtë dhe ky përcaktim është e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Askush dhe asnjëherë, nuk ka patur dhe nuk ka mandat tjetër, përveç respektimit të vullnetit të popullit të shprehur lirshëm për liri, për pavarsi, për demokraci dhe për dinjitet shtetërorë e kombëtarë”, ka thënë akademik Daci.

Kosova është pjesë e çështjes kombëtare shqiptare. Me Kosovën, shtetë sovran ështe përmbyllur një kapitull i dhembshëm i historisë sonë që ka gjakuar tash e një qind vjet. Është i përmbyllur një kapitull që tani sjell paqë dhe prosperitet duke sjell stabilitetin e rajonit, ka thënë, lideri i LDD-së.

“Në Kosovën tonë, shtet i pavarur dhe sovran të gjithë qytetarët janë të barabart në të drejta dhe përgjegjësi. Dua të theksoj që serbët si pakica më e madhe në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat, por asgjë më shume dhe asgjë më pak se sa Serbia duhet ti jep Shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për këtë Kosova shtet sovran do të jetë e gatshme të nënshkruaj garancitë reciproke me Serbinë”, tha akademik Daci dhe i ftoi që më 12. Dhjetor ne mënyrë masive të votojnë LDD-në.

Duke votuar LDD-në ju keni votuar- njerëz të shkolluar dhe të ndershëm, njerëz vizionar dhe të pastër ( në duar dhe kokë), njerëz të përkushtuar dhe të guximshëm, njerëz të dinjitetshëm që kanë potencial profesional, dije dhe dinjitet kombëtarë dhe shtetërorë. Tha kryetari i LDD duke theksuar se fitorja e LDD-së garanton partneritet të qëndrueshëm me bashkësinë ndërkombëtare partneritet për paqë dhe prosperitet zhvillimorë.

“Fitorja e LDD-së krijon një Kosovë që fillon të kthej nga mërgata dijen, kapitalin dhe përvojën e saj, në biznes dhe demokraci. Fitorja e LDD-së ështe formulë e garantuar për ti dhënë fund: përuljes, nënçmimit, erodimit të ndjenjës dhe krenarisë kombëtare. Fitorja e LDD-së është formulë e sigurt e hapjes së perspektivës së kjartë për të gjithë qytetarët e saj: është garanci e paqës dhe stabilitetit, e rritjes së ekonomisë, ështe formulë për relaksimin  e raporteve me fqinjët tanë”.

Vota për LDD-në, është zë i fuqishëm kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të qenjeve njerëzore, shpërlarjes së parasë dhe skllavërimit të dinjitetit njerëzor votë për zhvillim të qëndrueshëm Ekonomik, shëndetësi cilësore, për shkollë dhe shkencë, për punësim të rinjve, për politikë sociale qetësues dhe kreative, kundër varfërisë dhe papunësisë, për kufij dhe doganë të kontrolluar nga shteti, për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe ekonomisë. për Kosovën shtet demokratik, të inkuadruar në bashkësinë e popujve të lirë të Europës – në BE dhe NATO, ka thënë akademik Daci.

Nënkryetarja e LDD-së, Besa Gaxheri ka thënë se pas 11 viteve te çlirimit te Kosovës  dhe tri viteve te pavarësisë Kosovës i mungon zhvillimi ekonomik, punësimi, siguria i mungon çdo gjë qe meriton ky popull dhe ky vend duke ju shkelur dinjiteti, duke ju mbytur shpresa dhe e ardhmja.

“Në Kosovë ka vetëm zhvillim te krimit te organizuar, pastrim te parasë, informalitetit dhe ngufatje te jetës ne përgjithësi. Kosova ka nevoje për LDD për një subjekt politik i cili qe tri vite po ballafaqohet me shantazhe politike, me procese gjyqësore te montuara e te ndikuara nga politika,  me mohime me përgënjeshtrime te sondazheve,  por LDD po qëndron dhe po rritet si feniksi sepse ne LDD ka vlera, ka guxim ,profesionalizëm dhe LDD nuk e ka bishtin e zënë qe ta sfidoj  askush”, ka thënën  nënkryetarja Gaxheri .

Në te gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare Kosova vlerësohet si vend  me mungesë te sundimit te ligjit. te lirisë se medieve me interferime politike  ne drejtësi. Vend ne te cilin institucionet e vendit janë te implikuar ne krim te organizuar, ne korrupsion dhe pastrim parash, tha Gaxheri.

“Kosova është shteti me i varfër ne Evropë, me qeverinë me te pasur ne Evropë. Kjo qeveri e ka hidhur Kosovën ne ankand publik  për shitje, pretendon qe tere pasurinë dhe pronën kombëtare ta shes pa asnjë kriter dhe kjo krejtësisht në mënyrë jo transparente, donë te na beje qiraxhinj ne shtëpinë tone. Prandaj, LDD është me e gatshme se kurrë me pare qe Kosovës t’ia kthej dinjitetin, integritetin territorial, zhvillimin ekonomik  dhe integrimin ne strukturat euroatlantike jo me deklarata, jo me fjalime politike por me projekte konkrete”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)