01 Maj 2024

Daci: Kosova ka humbur më se 100 milion euro

Prishtinë, 27 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar sot se tri vjet pas pavarësisë shteti i Kosovës është ende shumë i lënduar dhe për shkak të mos realizimit të sovranitetit të plotë ka pësuar humbje prej më se 100 milion euro.

“Në gati tri vite të shtetesh shteti me i ri ne bote ka qene i lënduar ne aspektin e sovranitetit dhe integritetit territorial, një plage e cila Kosovës i ka shkaktuar mbi 100 milion euro humbje për shkak te kufijve te hapur, për shkak te mos respektimit te ligjit mbi doganat. Këtë plagë e zmadhojnë dhe e bëjnë edhe më të dhembshme edhe vrasjet e shtyllave kryesore te Kosovës, vrasjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për familjet e të cilëve shteti nuk ka treguar asnjë interesim dhe përkujdesje”, ka thënë akademik Daci, duke prezantuar platformën zgjedhore të partisë para Degës së LDD në Ferizaj.

Lideri i LDD-së ka vlerësuar s në tri vite pavarësie kemi sovranitet dhe integritet te parealizuar me kufij te hapur, te cilët pos qe e kanë dëmtuar lirinë dhe demokracinë. Gjithashtu si rezultat i mos menaxhimit te kufijve te shtetit te Kosovës është mungesa e respektit kushtetues qe është obligim i institucioneve dhe i shtetit te Kosovës, ka thënë më këtë rast akademik Daci.

Edhe me këtë rast akademik Daci tha se janë të bindur se kanë përgatitur një platforme qeverisëse pjesë e së cilës LDD me siguri do të jetë.

LDD ka pasur grupin parlamentar me te fuqishme dhe me te zëshëm ne Parlamentin e Kosovës, tha kryetari Daci duke vazhduar se ky ishte i vetmi grup parlamentar qe nuk ka qene i shantazhuar as brenda as nga jashtë.

“Ishte i vetmi grup parlamentar qe e ka shtru për debat kufirin shtetëror te Kosovës, sovranitetin dhe integritetin respektimin e Kushtetutës. Kemi qene i vetmi grup parlamentar qe e ka shtru ne Parlament çështjen e shërbimeve dhe sigurimit shëndetësor, një shërbim qe qytetaret e Kosovës asnjëherë nuk e kanë pas më të keq.

Lideri i LDD-së tha se shtylla e drejtësisë është e njollosur skajshmërisht dhe se bëhet fjalë për një drejtësi e cila nuk e ka pas asnjë përkrahje te shtetit, as materiale e as politike për përmirësimin e cilësisë se punës se saj.

LDD vlerëson se vetëm gjyqësori i pavarur, i depolitizuar dhe me përkrahjes financiare është i aftë që të realizoj detyrat e shumta të cilat i ka, tha akademik Daci.

Në aspektin ekonomik duhet të ndodh ndryshimi i prioriteteve strategjike qe do te jene lokomotive e zhvillimit. Ne, tha akademik Daci, angazhohemi për një ekonomi e qëndrueshme, brenda së cilës bujqësia duhet të ketë vend të rëndësishëm pasi që paraqet resurs i pashfrytëzuar si për zhvillim ekonomik ashtu edhe për zvogëlimin e papunësisë.

Sahit Krasniqi, kryetar i Degës se LDD ne Ferizaj tha se LDD nuk mund te pajtohet me situatën nëpër të cilën po kalon Kosova, për shkak te një qeverisjeje te gabueshme, e koncentruar ne interesat personale, grupore dhe partiake qe e solli shtetin tone afërsisht rreth pikës zero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)