19 Mars 2024

D4D lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrezik'

Prishtinë, 24 maj - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) bën lansimin e punimit “Demokracia e Kosovës në rrezik? Paqëndrueshmëria e sistemit partiak, kohëzgjatja e qeverisë  dhe kriza institucionale në  Kosovë ”.

Ky punim trajton tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.

Studimi tërheq vëmendjen edhe në nevojën për më shumë kapacitete politikëbërëse brenda partive politike për t’i orientuar negociatat mbi formimin e koalicionit drejt qëllimeve programore dhe drejtimeve të politikave, për dallim nga ndarja e plaçkës së pushtetit politik, siç ka qenë trendi në vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)