26 Prill 2024

D+ kërkon rol aktiv të Kuvendit në ushtrimin e funksioneve të veta kushtetuese

Prishtinë, 9 prill - Demokracia Plus ka njoftuar se përkundër që qeveria ka humbur besimin e Kuvendit, të shprehur përmes votimit të mocionit të mosbesimit ajo mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re për të ushtruar të gjitha funksionet vitale të ekzekutivit.

Një qeveri në detyrë sipas D+, nuk duhet kuptuar si ndërprerje të kontaktit me Kuvendin dhe shkëputje të zinxhirit llogaridhënës.

"Kuvendi duhet të jetë mirë i informuar me veprimet e qeverisë dhe sidomos me masat të cilat po ndërmerren për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19, por dhe lehtësirat tjera ekonomike që kanë për qëllim t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të prekura.

"Ne jemi të vetëdijshëm që Kuvendi nuk mund të ushtrojë të gjitha funksionet e tij në mënyrë normale, dhe sa aktivitete e tij do të reduktohen ndjeshëm gjatë pandemisë për të respektuar masat e ndërmarra", thekson D+.   

Megjithëkëtë, Kuvendi sipas " D+ nuk mund të abstenojë krejtësisht nga ushtrimi i rolit dhe detyrimeve të tij kushtetuese.

Në këtë drejtim, organizata Demokraci Plus, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të ketë rol aktiv në mbikëqyrjen e qeverisë, dhe të ofrojë një ambient ku të gjitha partitë politike do të mund të ofronin alternativat e tyre për t’ia dal mbanë me pandeminë.

Kuvendi, si institucion me legjitimitet të plotë demokratik dhe i vetmi në nivel qendrorë i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të vet dhe t’u dal në ndihmë atyre në këtë kohë të vështirë

Me qëllim që Kuvendi të ketë rol aktiv, Demokraci Plus, rekomandon që:
  
Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision ad-hoc për të mbikëqyrë masat e ndërmarra nga qeveria gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Ky komision mund të mbulojë çështjet nga fusha e shëndetësisë, ekonomisë e financave, si dhe të drejtat e njeriut.
  
Të mbahen takime të rregullta përmes platformave në internet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit.
  
Të shikohet mundësia e ndryshimit të legjislacionit që lejon mbajtjen e mbledhjeve me korrespodencë. Përkundër kësaj, komisionet parlamentare mund të mbajnë takime online me ministrat, me qëllim të marrjes së më shumë informatave, pasi në këto lloj të takimeve nuk kërkohet votim. 

Me qëllim të përmbushjes së rolit përfaqësues, deputetët të zhvillojnë takime online me qytetarët për të kuptuar më mirë nevojat dhe kërkesat e tyre.  

Demokraci Plus shprehet e gatshme që të gjitha kapacitetet e saj, t’i vejë në dispozicion të Kuvendit për përmbushjen e këtyre rekomandimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)