25 Prill 2024

Clinton i dërgon letër falënderimi Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 26 janar - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka marrë një letër falënderimi nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Rodham Clinton.

Përmes kësaj letre Sekretarja Amerikane e Shtetit, Clinton ka shpreh kënaqësinë dhe falënderimin për pritjen, takimet dhe bisedat e sinqerta që ajo zhvilloi me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë në tetor të vitit të kaluar.

“Me dëshirë pres që edhe në të ardhmen të vazhdoj të punoj me ju dhe qeverinë tuaj  për të forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson mes tjerash sekretarja Amerikane e Shtetit , Hilari Rodham Clinton në letrën dërguar zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)