16 Prill 2024

Çitaku: Procesi i integrimit kërkon shumë punë

Prishtinë, 3 mars - Ministrja Çitaku, nga takimet që ka realizuar sot, ka thënë se procesi i integrimit është një proces i gjatë dhe me sfida të mëdha i cili kërkon angazhim dhe koordinim me të gjitha palët sepse kjo nuk është vetëm sfidë për Kosovën por edhe për Brukselin.

Ndër takimet e para ishte takimi me shefin e misionit Sllovak në Kosovë, Henrik Markus, me te cilin u bisedua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat pasi që Sllovakia ka një qëndrim të qartë të mbështetjes së integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

\"Edhe përkundër vendimit për statusin e Kosovës, qëndrimi i Sllovakisë është i vendosur për paqe dhe stabilitet të gjithë rajonit dhe për një ardhme të sigurtë Euroatlantike.

“Këtë konfirmim e kam pranuar edhe në Bratislavë gjatë takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit”, tha Ministrja Çitaku.

Ministrja Çitaku realizoi një drekë pune me përfaqësuesin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë në Kosovë, Jose Sulemane, për t’u informuar rreth zhvillimeve dhe prioriteteve të dy institucioneve në rrafshin ekonomik dhe financiar.

Nga takimi i radhës me Ambasadorin Italian, Michael Louis Giffoni u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve pasiqë ky është një proces i përbashkët.

Ambasadori Giffoni ka siguruar Ministren Çitaku për mbështetjen e vazhdueshme, në të gjitha sferat, të Kosovës drejt integrimit në Bashkimit Europian. Ka shumë punë për të bërë dhe se kontributi nga të gjitha palët është i mirëseardhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)