29 Mars 2024

Çitaku merr premtime për njohje tjera të shtetit të Kosovës

New York, 15 shkurt - Ushtruesja e Detyrës së Ministrës se Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku po qëndron në New York ku nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar gjendjen në Kosovë.

Gjatë qëndrimit, Ministrja, ka shfrytëzuar rastin të takohet me Ambasadorë të shteteve të Amerikës Latine, Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, ku është kërkuar njohja e Republikës së Kosovës.

Në këto takime, Znjsh. Çitaku ka theksuar zhvillimet institucionale dhe demokratike në Kosovë, të cilat në mënyrë të veçantë u theksuan gjatë zgjedhjeve të fundit, në një proces i cili tregoi maturinë e zhvillimit të një sistemi demokratik në shoqërinë kosovare.

Ambasadorët i kanë dhënë mbështetje Ministres Çitaku duke premtuar se akti i njohjes është çështje kohe dhe e procedurave burokratike të vendeve përkatëse. Në të njëjtën kohë Ambasadorët i kanë dhënë mbështetje Ministres gjatë prezantimeve të Republikës së Kosovës në OKB.

Ndër të tjerash Ministrja Çitaku, sot, ka pasur një mëngjes pune me Ambasadoren Amerikane në OKB Rosemarie Di Carlo, ku është diskutuar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për perspektivat e së ardhmes, siç është konsolidimi i institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve, procesi i dialogut me Serbinë, raporti i Kosovës me OKB-në etj.

Ministrja ka vë në pah mbajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e kënaqshme të minoriteteve, në veçanti atij Serb, si rezultati i së cilës minoritetet tani do të kenë 25 vende në Kuvendin e ri të Kosovës.

Ishte mendim i përbashkët i këtij takimi që Kosova po kalon në një proces shumë të rëndësishëm të zhvillimit demokratik të saj dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet në çështje teknike.

Ministrja Çitaku gjatë qëndrimit në Nju Jork do të takohet edhe me Ambasadorë të shteteve të Quint-it të akredituar në OKB, ku do të diskutohet përkrahja e mëtutjeshme Kosovës në OKB dhe reprezentimi i drejtë i çështjes së Kosovës pranë kësaj organizate të rëndësishme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)