29 Mars 2024

Çertifikohet grupi i dytë i noterëve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 shtator - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikua grupi i dytë prej 38 noterëve të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se themelimi i noterisë është pjesë e projektit të ndërtimit të sistemit të drejtësisë dhe pjesë e standardeve të domosdoshme në ndërtimin e këtij sistemi në Republikën e Kosovës.

“Ne së bashku me partneret ndërkombëtar po ndërtojmë sistemin e drejtësisë, me ambicie të mëdha, e me synime që të përmbushim pritjet e qytetarëve tanë dhe partnerëve ndërkombëtar, për një sistem që ofron drejtësi për të gjithë, që respekton të drejtat e lirit e njeriut, në mënyrë që drejtësia të vendoset me përgjegjësi, profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim.\"

Kemi bërë shumë punë në vitet që shkuan, por, kemi edhe shumë punë për të bërë. Nëse vitet e shkuara kanë qenë vite të ndërtimit të sistemit të drejtësisë, tani janë vitet e funksionalizimit të tij”, tha ministri Kuçi.

Në anën tjetër, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, funksionalizimin e sistemit të noterisë e vlerësoi si ndihmesë të madhe për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

“Funksionalizimi i sistemit noterial do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mjaft pozitiv në sistemin gjyqësor, ngasë se pari funksionalizimi i noterisë i shkarkon gjykatat nga disa punë jokontestimore e administrative, forcon edhe më tutje lirit e të drejtat e njeriut dhe ngrit transparencën para qytetarëve”, tha zoti Peci.

Ndërsa, drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Markus Beachler, funksionalizimin e sistemit noterial e vlerësoi si të rëndësishëm për sistemin e drejtësie në Republikës e Kosovës.

“Swiss Cooperation beson së sistemi funksional i noterisë është i një rëndësie të madhe për Kosovën, ky shërbim ka potencial të rëndësishëm për ofrimin e kontributit në sektorin e drejtësisë në Kosovë, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në përgjithësi.\"

\"Në emër të Swiss Cooperation në Kosovë, dëshiroj të urojë 38 kandidatët e suksesshëm që kanë kaluar raundin e dytë të provimit për noter, gjithashtu, dëshiroj të përgëzoj Ministrinë e Drejtësisë për arritjet e saja sa i përket vendosjes së sistemit noterial në Kosovë”, tha drejtori Beachler.

Themelimi i noterisë dhe licencimi i noterëve, është mbështetur nga Zyra Zvicerane në Kosovë si një prej partnerëve kryesor, nga USAID-i dhe nga partnerë të tjerë, ndërsa jetësimi i këtij sistemi pritet të fillojë nga 1 janari i vitit 2012.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)