18 Prill 2024

Çeku: Serbia, sponsor i arrestimeve

Prishtinë, 17 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, e ka cilësuar arrestimet e djeshme si përpjekje të sponsorizuar nga Serbia për ta njollosur luftën e shenjtë dhe të drejtë të UÇK-së.

“Në radhë të parë si qytetarë i Kosovës, si ish-shef i shtabit të përgjithshëm i UÇK-së dhe si çdo qytetar i Kosovës, ndjehem i shqetësuar për faktin që po vazhdon ngritja e aktakuzave për ish luftëtarët e UÇK-së. Po vazhdojnë përpjekjet të sponsorizuara nga Serbia për ta njollosur luftën tonë të shenjtë, të pastër dhe të drejtë të UÇK-së”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, po harrohet fakti se në Kosovë ka ndodhë një luftë, ku ka pasur pushtuesin në këtë rast Serbinë dhe i ka pasur çlirimtarët në këtë rast UÇK-në.

“Të gjitha këto përpjekje të sponsorizuara nga Serbia janë përpjekje për ta paraqitur Serbinë si viktimë. Mirëpo, dihet shumë mirë edhe bota e din mirë kush është viktimë e kush është agresori”, ka thënë Çeku duke shtuar se kurrë nuk ka rënë dakort  dhe nuk do të pajtohet dhe se askush nuk mund ta bind se ushtarët e UÇK-së kanë bërë krime.

Duke shpresuar se kurrë mos të ndodh një luftë e tillë, Çeku ka thënë se lufta nuk është lojë shahu, porse sipas tij, lufta është për jetë a vdekje.

Ai tha se çdo luftë ka pasur viktimat por dihet se kush është viktimë dhe kush është agresor e kush është fitues.

“Ne kemi qene viktime dhe në këtë rast ne kemi qenë edhe fitues e duhet të sillemi si fitues. Po ashtu kërkojmë nga të tjerët të na trajtojnë si viktimë dhe si fitues dhe mos të provojnë të na zhveshin nga vlerat tona dhe të na i zbehin vlerat tona, sepse për ne ato janë të shenjta”, ka thënë Çeku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)