25 Prill 2024

Çekia përkrah integrimin e Kosovës në BE

Prishtinë, 27 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jiri Dolezel.

Presidentja Jahjaga theksoi në takim se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e strukturave të tjera euroatlantike.

Ajo tha se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të vendit tonë në familjen e madhe evropiane.

Nga ana e tij, ambasadori Dolezel theksoi se të dy vendet tona kanë një bashkëpunim të mirë dhe këtë bashkëpunim do të intensifikojnë dhe zgjerojnë në shumë fusha dhe se nuk do të mungojë përkrahja e Republikës së Çekisë për rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)