29 Mars 2024

Britania partnerë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionve të Kosovës

Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi z. Abbott për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Ministri Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri Veliu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Ministri Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të  trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së.

Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jenë partnerë të Republikës së Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)