24 Shkurt 2019

Britania e Madhe e gatshme për përkrahje në reformat e administratës publike

Prishtinë, 17 maj - Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O`Conell, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe reformat në administratën publike.

Ministri fillimisht e falënderoi ambasadorin Britanik O`Conell dhe qeverinë e Britanisë së Madhe për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë në fuqizimin e shtetësisë, në proceset integruese dhe në demokratizimin e vendit tonë.

Në fokus të këtij takimi, ishte vazhdimi i bashkëpunimit të procesit të rekrutimit për pozitat e larta drejtuese, ku palët u dakorduan për avancimin e politikave në këtë fushë.

Ndërsa, ambasadori O`Conell dëshmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Administratës Publike dhe përkrahjen edhe në fazat tjera të reformimit të administratës publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)