28 Mars 2024

Blair: ëndrra ime, Kosova në BE

Prishtinë, 9 korrik - Ish-kryeministri britanik Tony Blair deklaroi në kuvendin e Kosovës se ëndrra e tij është të shohë shtetin e ri, në radhët e Bashkimit Evropian, ku edhe mund të marrë rolin e vet për vendime të rëndësishme. "Për ta bërë këtë ëndërr realitet ju duhet të jeni të sinqertë ndaj vlerave që sollën republikën e Kosovës. Këto vlera janë në punën tuaj por edhe në ato evropiane", u shpreh Blair.

Duke përshëndetur deputetët dhe popullin e Kosovës për respektin e treguar ndaj tij, Blair theksoi se ky vend ka dëshmuar se mund ta bëjë të pamundurën të mundur,ndërsa uroi që edhe në të ardhmen Kosova të tregojë të njëjtën fryme vullneti dhe angazhimi për të ecur më tej.

Kosova e ka të ardhmen evropiane dhe sipas tij në Bashkimin Evropian askush nuk mund të futet lehtë, sepse standardet e vëna duhet plotësohen.

Ish kryeministri britanik gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, me një fjal rasti iu është drejtuar qyetarëve para Teatrit Kombëtar. Ai me këtë rast tha se në Kosovë është bërë ajo që është dashur të bëhet. Bler tha se nuk është penduar as atëherë, e as tash që ka përkrahur intevenimin e NATO-s në Kosovë.

”Ju keni luftuar shumë për të krijuar shtetin e Kosovës, por tani para jush shtrihet një betejë tjetër, ajo është beteja e paqës”, tha ai

Me këtë rast në shehin “Nëna Terezë” në Prishtinë kishin dal me qindra qyetarë, të cilët në duar mbanin flamuj të Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për të nderuar mikun e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)