18 Prill 2024

Beqaj takoi ambasadorin Hungarisë, Lorant Balla

Prishtinë, 13 janar – Ministri i Integrimit Europian Besim Beqaj ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Hungarisë, kryesuese aktuale e  Unionit Europian, në Kosovë, Lorant Balla.

Gjatë takimit ministri Beqaj e ka njoftuar ambasadorin Balla lidhur me prioritetet e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe përcaktimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se integrimet evropiane janë prioritet nacional i Kosovës.

Gjithashtu është biseduar edhe lidhur me marrëdhëniet tregtare me Unionin Evropian me ç’rast ministri Beqaj ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë marr asnjë informatë lidhur me ndërprerjen e preferencave tregtare për Kosovën nga ana e BE-së, duke u angazhuar që kjo çështje sa më parë të sqarohen dhe zgjidhet.

Kosova i ka realizuar të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, tha ministri Beqaj duke kërkuar që ky proces sa më parë të lëvizë përpara dhe mos kushtëzohet nga proceset dhe vendimet, pasi që behët fjalë për një proces teknik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)