29 Mars 2024

Belgjika konfirmoi mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 9 mars - Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, pati një takim me Ambasadorin Belg në Republikën e Bullgarisë, Marc Michielson, dhe me shefin i zyrës Belge në Republikën e Kosovës, Alan Van Gucht, dhe u diskutua mbi prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Europian, si dhe mbi agjendën Europiane. 

Me këtë rast Ministrja Çitaku potencoi te arriturat e qeverisë së Kosovës në sferën e Integrimit Europian si dhe qasjen që ministria ka përcaktuar kundrejt rezultateve të paraqitura në Raportin e Progresit.

Gjithashtu ministrja Çitaku ka informuar delegacionin rreth reformës institucionale që është duke ndodhur me qëllim të avancimit të proceseve dhe gjetjes së modulit më të avancuar për përmbushjen e kritereve Europiane. 

Ministrja Çitaku është duke vazhduar me agjendën e përcaktuar për të pasur një koordinim sa më të mire me të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të  mund ti kontribuojnë sa më mirë procesit te integrimit.

Nga nga ambasadori Michielson, dhe shefi i zyrës Belge ne Kosovë Van Gucht, u konfirmua mbështetja që do ti jepet Kosovës, dhe Ministrisë së Integrimit Europian, në rrugën drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Europian.

Të pranishmit po ashtu çmuan përzgjedhjen e ministres Çitaku në pozitën e Ministres së Integrimit Europian duke pas parasysh përvojën profesionale dhe angazhimin e treguar gjatë një periudhe të rëndësisë së veçantë për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)