19 Shtator 2020

Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Prishtinë, 9 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Yves Leterme, Kryeministër i Belgjikës, të cilin e falënderoi për përkrahjen e gjatë që ky vend i ka dhënë Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Leterme diskutuan për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.

“Vizioni i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Presidenti Sejdiu. Ai edhe një herë shfaqi besimin e plotë se Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë fuqishëm Kosovën në këtë proces, ashtu siç e ka përkrahur edhe më parë në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Më tej, Presidenti Sejdiu pohoi se Republika e Kosovës angazhohet për integrimin e të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike, meqë kjo do të ishte perspektiva më e mirë për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës Juglindore.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu foli edhe për të arriturat e derisotme të Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, me theks të veçantë në çështjet ekonomike.

Ndërkaq, Kryeministri Yves Leterme theksoi se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Kosovës dhe aspiratat e popullit të saj për të qenë sa më parë pjesë e integruar e familjes evropiane.

“Belgjika do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe gjatë këtij mandati do të ketë prioritet edhe rajonin tuaj, e ardhmja e të cilit pa dyshim që është në Evropën e bashkuar”, theksoi Kryeministri Leterme. Gjithashtu, ai premtoi se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020

- Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)