25 Prill 2024

Bëhët gati deklarata lidhur me kodin e sjelljes në zgjedhje

Prishtinë, 12 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi pati sot një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.

Në këtë takim u diskutua rreth tekstit të deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, deklaratë kjo e cila ka të bëjë me kodin e sjelljes në këto zgjedhje.

Pas, këtij takimi në një konferencë, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, tha se në takim me partitë politike që janë të regjistruara në Komisionin Qendror Zgjedhor kane ofruar një tekst të një deklarate, që ka të bëjë me një kod të mirësjelljes në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010”.

“Ne biseduam rreth kësaj. Ishin disa vërejtje. Vërejtjet që u dhanë sot do t’i ndryshojmë në tekstin e ri dhe të hënën në mënyrë ceremoniale partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, do të nënshkruajnë këtë deklaratë të mirësjelljes për zgjedhjet e jashtëzakonshme ose të parakohshme të këtij viti”, shtoi Krasniqi.

Pika dy, fjalia e fundit thotë se partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre zotohen se do të mbështesin konceptin universal një person një votë dhe do të diskurajojnë votimin në emër të dikujt tjetër. Kjo pjesa e fundit u tha që jo diskurajojnë po pengojnë votimin në emër të dikujt tjetër.

Pika katër thotë se partitë dhe anëtarët dhe kandidatët e tyre do të dënojnë publikisht dhe në mënyrë të përsëritur çdo dhunë ose kërcënim të cilitdo shtab, këtu u tha edhe në vendvotim. Çdo gjuhë apo veprim që mund të shkaktojë frikësim ose të nxit dhunë.

"Pra janë kryesisht vërejtje gjuhësore  dhe ne u dakorduam që t’i bëjmë këto ndryshime dhe në ditën e hënë në ora 11:00, në mënyrë ceremoniale, do të nënshkruhet kjo deklaratë e kodit të mirësjelljes për zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010”, tha Jakup Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)