15 Nëntor 2019

BE përkrah shoqërinë civile për projektligjin për financimin e partive politike

Prishtinë, 18 qershor - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalie Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë përkrahin shoqërinë civile mbi projektligjin për financimin e partive politike.

"Protesta e djeshme e organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë kundër amendamenteve të projektligjit për financimin e partive politike është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e llogaridhënies, mbikëqyrjes, transparencës dhe zbatimit efektiv të vërtetë", theksuan shefja e Zyrës së BE-së dhe misioneve të BE-së.

Partitë parlamentare sipas tyre duhet të marrin parasysh kërkesat e shoqërisë civile për të siguruar që ky ligj është në përputhje me opinionin ligjor të Komisionit të Venecias, dhe për këtë qëllim, të diskutohet në Komisionin Ad Hoc për Forcimin e Procesit Zgjedhor.

BE-ja e mbështet fuqimisht këtë. Kjo është një reformë kyçe nën Agjendën Evropiane të Reformave, rekomandim i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së dhe është theksuar në mënyrë të përsëritur në raportin tonë vjetor të Kosovës.

BE-ja i ka ngritur shqetësimet e veta te Kuvendi dhe Qeveria, duke përfshirë edhe në takimin e fundit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë. Përpjekjet në Kuvend për të minuar ligjin ngrisin shqetësime serioze.

"Korniza ligjore dhe institucionale për kontrollin financiar të partive politike duhet t'i përmbahet standardeve të larta."

"Struktura institucionale në qendër të legjislacionit, përkatësisht Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatimin e mandatit të saj, buxhetit dhe stafit , si dhe vendimmarrjes, duhet të jetë e pavarur nga përfaqësuesit e partive politike në bordin e KQZ-së. "

"Një pavarësi e tillë është thelbësore për funksionimin e duhur të këtij trupi dhe duhet të kërkohet rreptësisht nga ligji", theksuan shefja e Zyrës së BE-së dhe misioneve të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)