10 Prill 2020

Bashkimi Evropian 100 për qind unik, ardhmja e Kosovës në BE

Prishtinë, 19 shkurt - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dh siguri, Catherine Ashton ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se e ardhmja e Kosovës është në strukturat e Bashkimit Evropian. Ajo ka ftuar institucionet kosovare që të bëjnë më shumë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe angazhimi i përbashkët në këtë drejtim i institucioneve të Kosovës dhe strukturave të Bashkimit Evropian, është vlerësuar çështje shumë e rëndësishme nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Gjatë vizitës në Prishtinë ajo po ashtu rekomandoi më shumë angazhim në lëmin e sundimit të ligjit.

“Nga bisedat që kam pasur me kolegët e mi në EULEX, punët janë duke shkuar mirë. Ka shumë për tu bërë por është shënuar progres. Zhvillimi ekonomik është një element domethënës i cili do të reflektohet në jetën e përditshme të kosovarëve dhe ky mendoj se është një proces më i gjatë se sa angazhimi ynë i tanishëm” , tha Ashton.

Lidhur me faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur Kosovën, diplomatja Eshton theksoi se një gjë është e sigurt: e ardhmja e Kosovës është brenda BE-së.

“Ajo që Bashkimi Evropian është 100 për qind unik është se e ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian. Për mua dhe për punën time është shumë e lehtë që të bashkëpunoj këtu, të sjelli misionin e EULEX-it, të sjellim ndihmë ekonomike dhe të shohim Kosovën si pjesë të BE-së në të ardhmen”, tha Eshton.

Pas takimit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i plotësoj të gjitha kriteret e nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian. Ai tha se Kosova së shpejti pritet të marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe për marrëdhënie tregtare. Thaçi përsëriti edhe një herë të ardhmen evropiane për Kosovën.

“Pra mund të themi se Kosova ka status evropian dhe të ardhme evropiane. Pra dhe ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet, përgjegjësitë tona. Pra do t’i kryejmë këto obligime që të ecim paralelisht me vendet tjera të rajonit për t’u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dh siguri, Kethrin Eshton më herët ka pasur takime edhe me përfaqësuesin special të BE-së, Piter Feith, shefin e misionit EULEX, Iv de Kermabon dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renco Davidi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)