26 Prill 2024

Bashkëpunimi Kosovë-Turqi do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Drejtësisë Haki Demolli ka pritur sot në një takim pune Ambasadorin Turk në Prishtinë Metin Hyserv Ynler.

Me këtë rast, ministri Demolli ka pranuar urimet nga ambasadori Ynler, për zgjedhjen e tij në postin e ri dhe ka marrë zotimin e Ambasadës Turke për të vazhduar mbështetjen për përforcim të sundimit të ligjit në Kosovë.

Ministri Demolli e ka njoftuar ambasadorin Ynler për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, për prioritetet që ka si Ministër i Drejtësisë, duke theksuar si prioritet kryesor eliminimin e sfidave që kanë dalë nga raporti i progresit i Komisionit Evropian, i vitit të kaluar, si dhe formimin e disa agjencioneve në kuadër të MD-së.

Gjithashtu, ministri Demolli ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e shtetit Turk, që vendi ynë të jetë shtet i fuqishëm, në të cilin sundon ligji.

Ambasadori i Turqisë  në Prishtinë Metin Hyserv Ynler e njoftoi Ministrin Demolli se Turqia ka bërë reforma të mëdha në sistemin gjyqësor të Turqisë, duke e përshtatur atë me standardet evropiane.  

Në këtë  takim të dyja palët kanë shprehur bindjen se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve mike, Kosovës dhe Turqisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)