25 Prill 2024

Aziz Salihu i bashkohet LDD-së

Prishtinë, 4 nëntor - Zyrtar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), përmes një konference për media kanë prezantuar aderimet e reja në këtë subjekt politik.

Boksieri Aziz Salihu i është bashkuar sot edhe zyrtarisht LDD-së, i cili deklaroi se e ka dashur shumë ish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, ndërkaq i është bashkuar LDD-së, që sipas tij, kjo parti ka treguar se mbron filozofinë rugoviane.

Ai tha se sporti kosovar është lënë anash dhe se me angazhimin e tij në politikë do ta forcojë atë.

Nderkaq nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova ka fajësuar Qeverinë në dorëheqje, për rezultatet e këqija që nxjerr Raporti i progresit.

Kurse, sa i përket, procesin gjyqësor që po zhvillohet me kreun e kësaj partie, akademik Nexhat Dacin, në lidhje me keqpërdorimet sa ishte në krye të kuvendit të Kosovës, zyrtarët e LDD-së i kanë quajtur "cerkuz" akuzash dhe proces i montuar politikisht.

Nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova, duke komentuar rreth Raportit të progresit, ka thënë se fatkeqësisht edhe ky raport i progresit nënvizon me të zeza ngecjet dhe ngulfatejen e perspektives, gjyqësorin e politizuar, liria e fjalës dhe mendimi është i shtypur në Kosovë.

Sipas Rugovës, LDD fton qytetarët e Kosovës të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 12 nëntorit dhe t'i thonë "jo" të madhe kësaj qeverisje dhe ta bëjmë kthesën e madhe për ndryshimin e madh që ka Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)