19 Janar 2020

Avokati i Popullit organizon ditën e hapur me qytetarët e Komunës së Pejës

Prishtinë, 11 dhjetor - Institucioni i Avokatit te Popullit organizon ditën e hapur me qytetarët e Komunës së Pejës ku qytetarët e interesuar mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë  ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t'i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.

Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës, kati i III, nr. 3, në adresën: Rr. “Mbretëresha Teutë” nr: 59, Pejë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)