19 Prill 2024

Austria vazhdon mbështejen për Kosovën në rrugën integruese

Prishtinë, 27 maj - Shteti i Austrisë, ashtu si edhe në të kaluarën, do të vazhdoj mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejtë integrimit Evropian, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe në atë të arsimit.

Kështu deklaroj drejtori për Politika të sigurisë në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Austrisë, Dr. Gerhard Jandl, në ligjëratën që mbajti për studentët e Universitetit të Prishtinës në Fakultetin Ekonomik me temën: “Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Perspektiva e tyre në BE: liberalizimi ekonomik dhe liberalizimi i Vizave”.

Ai gjithashtu vlerësoj lartë punën që po bëjnë mekanizmat ndërkombëtarë për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke e konsideruar zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë si argumentin më të mirë për rritjen e sigurisë në vend.

Në lidhje me rolin që kanë  shtetet e BE-së që ende se kanë njohur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, ai theksoj se Austria mbështet idenë që këto shtete, së paku në planin afatshkurtër, të njohin dokumentet e udhëtimit të Kosovës në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë në UP, Prof. Dr. Naser Mrasori, duke vlerësuar lartë nivelin e ligjëratës së Ambasadorit Jandl, theksoj se shteti i Austrisë ka qenë dhe është mbështetësi më i fuqishëm i Arsimit të Lartë në Kosovë, në përgjithësi, dhe i Universitetit të Prishtinës në veçanti.     

Ambasadori i karrierës Dr. Gerhard Jandl, ka doktoruar në Ekonomi dhe Drejtësi. Ai për disa vite ka shërbyer edhe si ambasador i Austrisë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)