23 Prill 2024

Austria përkrahë nisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
 
Kryeministri Thaçi ka thënë se vizita e dytë në Kosovë e ministrit Spindelegger brenda një periudhe relativisht të shkurtër është tregues i qartë i përkushtimit  dhe avancimit të  mëtutjeshëm te bashkëpunimit ne mes dy vendeve tona.

“Përkrahja e mëtutjeshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme”, ka thënë Thaçi.

“Është moment mjaft i rëndësishëm që Qeveria e Austrisë të ndikojë që sa më parë Kosovës t’i ofrohet udhërrëfyesi për  liberalizimin e vizave dhe që Kosovës dhe t’i jepet mundësia të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e Integrimeve” – u shpreh kryeministri Thaçi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger ka përkrahur nisjen e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të tij Austrisë në proceset integruese të Kosovës në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)