26 Nëntor 2020

Australia dhe Kroacia urojnë Kosovën për dy vejtorin e Pavrësisë

Prishtinë, 5 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës ka marrë mesazhe urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC si dhe nga  Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC, tekstin e të cilit po e japim në vijim:

Shkëlqesisë së Tij
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

Më rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua të përcjell tek Ju, Qeveria dhe populli i Kosovës, urimet e mia të ngrohta, së bashku me ato të popullit dhe të Qeverisë Australiane.

Është  kënaqësi e madhe që Australia uron Kosovën në përvjetorin e saj të dytë si një shtet i pavarur. Siç jeni në dijeni, Australia ishte një nga vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe ka vendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008.

Mund të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona do të vazhdojnë të avancohen në vitin e ardhshëm.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia personale dhe pranoni ndjenjën  e konsideratës sime më të lartë.

E juaja sinqerisht, Ms. Quentin Bryce AC
 

Presidenti Mesiq uron Sejdiun

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori një mesazh urimi nga Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, tekstin e të cilit po e japim në vijim:

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, unë, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kroacisë, do të doja t’ju përcillja Ju personalisht dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës urimet më të sinqerta.

Ju lutem, z. President, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.

Stjepan Mesiq, President i Kroacisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)