19 Prill 2024

Asselbborn: Serbia të ndryshojë qendrimin ndaj Kosovës

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Jashtëm i Luksmburgut, Jean Asselbron, tha se Bashkimi Evropian mbështet çdo hap i cili stabilizon rajonin  e Ballkanit dhe afron Kosovën dhe Serbinë me Brukselin. Ai qëndroi në Kosovë pas vizitave që zhvilloi në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Jean Asselborn, tha se vizita e tij në këtë rajon është një konfirmim për mbështetjen e Luksemburgut dhe BE-së për vendet e Ballkanit, ndërsa shfaqi bindjen se opinoni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës do të ndikojë në stabilizimin e  rajonit.

"Viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe për Kosovën, sepse pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ekziston mundësia e ndryshimit të qëndrimit të Serbisë sa i përket Kosovës. Kjo për faktin se aspiratat e Serbisë dhe të Kosovës varen nga integrimet evropiane, që një ditë të dy vendet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, sikur edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha Jean Asselborn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)