25 Prill 2024

Arrihet marrëveshja mes LVV dhe LDK për formimin e qeverisë

Prishtinë, 2 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) përmes një  konference të përbashkët për media që kanë mbajtur sot dy liderët e këtyre partive kanë bërë të ditur për dakordimin e tyre për themelimin e qeverisë Kurti.

Kandidati për kryeministër, njëhërit Lider i LVV-së ka thënë së kjo konferencë që na ndan vetëm një ditë nga seanca qe do të  zgjedhim qeverinë  e re, na ka bërë që do të dakrodohem për të zgjedhur qeverinë e re dhe në ketë mënyrë  ta jetësojmë prograimin për qeverinë e re.

"U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe në këtë mënyrë t’a jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përvec se harmonizimit të programit edhe për ndarjen e përgjegjësive, për Qeverinë e re ku ne do të bashkëqeversim”, ka deklaruar Kurti,

Kurti ka thënë se janë dakorduar që  në qeverinë  e ardhshme te këtë 15 ministri, 2 zzëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Ndërkaq kryetari i LDK-së Mustafa ka thënë se kanë arritur marrëveshjen të cilën e vlerëson si një marrëveshje e lirë  dhe në interes të qytetareve.

"Marrëveshja është një rezultat i mirë dhe kemi vlerësuar së  është në intëres të  qytetarëve", ka thënë Mustafa.

“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmëritë në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa

Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa dhe LDK-ja. Ndërkaq, 3 ministri do t’i takojnë komuniteteve.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t'i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)