19 Prill 2024

Anton Çetta dekorohet me “Medaljen e Artë për Paqe”

Prishtinë, 30 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka dekoruar Profesor Anton Çettën me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”.

Në një takim në zyrën e tij, Presidenti Sejdiu ua dorëzoi diplomën e dekorimit vajzave të profesor Anton Çettës, Donika e Agata Çettës.

Dekorimi i Profesor Çettës bëhet me rastin e 20-vjetorit të shënimit Kuvendit të Pajtimit në Verrat e Llukës.

“Për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane, dekoroj me Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Ibrahim Rugova, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Anton Çetta”, tha Presidenti Sejdiu me rastin e dekorimit.

“Kontributi i Anton Çettës  për paqe, demokraci dhe humanizëm mbetet një shembull i veçantë dhe domethënës për Kosovën dhe shqiptarët. Duke ia kushtuar tërë jetën punës kërkimore-shkencore në fushën e studimeve albanologjike dhe misionit për krijimin e tolerancës, paqes publike brendakombëtare, duke punuar pandalur për pajtimin  qytetar, duke krijuar kështu perspektivën reale të jetës dhe punës për ata që u kishte humbur shpresa, ai dha shembullin më të mirë të njeriut të urtë, që kishte vizion një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë”, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se vepra dhe personaliteti i Anton Çettës është dhe do të mbetet frymëzim krijues për brezat që do të vijnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)