23 Prill 2024

Ambasadori i Holandës viziton AKR-në

Prishtinë, 19 shtator - Abasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch sot ka vizituar AKR-në, me c`rast është takuar me zyrtarin e lartë të partisë z.Rrahim Pacolli.

Në takim është diskutuar kryesisht për situatën aktuale në Kosove si dhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes të Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës.

Fillimisht z.Rrahim Pacolli e falënderoi z.Bosch për angazhimin e Mbretërisë së Holandës gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kontributin e tyre në kuadër forcave paqëruajtëse të KFOR-it, pastaj si pjesë e UNMIK-ut dhe më vonë e EULEX-it.

Në këtë takim është diskutuar edhe prania e diasporës kosovare në Holandë, ku një numer i madh i këtyre individëve tashmë janë janë integruar dhe ngritur në mënyrë profesionale në Mbretërinë e Holandës.

Një cështje tjetër shumë e rëndësishme që u diskutua në takim, është edhe qështja e investimeve holndeze në Prizren, që iknoropron një investim të plotë prej prodhimit e deri në fazën e exportimit, të produktit. Ambasadori shprehu shqetësimin e tij të madh lidhur me këtë investim, i cili po bllokohet nga Komuna e Prizrenit dhe sipas tij bllokadat e këtij lloji paraqesin rrezik tek tërheqja e  investitorëve jo vetëm Holandezë por edhe të tjerë.

Zyrtari i AKR-së, z.Rrahim Pacolli, i premtoi ambasadorit Bosch që do të angazhohet plotësisht dhe do të përdor influencën e tij për ti tejkaluar bllokadat e këtij lloji ndaj ivestimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu në takim është diskutuar qështja e koalicionit ku z.Rrahim Pacolli edhe njëherë e konfirmoi harmoninë e bashkëqeverisjes me PDK-në.

Ndërkaq z.Pacolli përmendi edhe cështjen e të drejtave të minoritetit shqiptar në luginën e Preshevës. Ai tha se në qoftë se Serbia vazhdon me mos repektimin e të drejtave të minoritetve sikur që respektohen në Kosovë, shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë e ka potencialin e destabilizimit të stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë.

Takimi u përmbyll me vlerësimin e madh të ambasadorit Bosch per shtetin e Kosoves, duke cekur se duhet të akceptohet realiteti i Republikës së Kosovës duke shkuar drejt BE-së, me hapjen e kufijve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallërave në të dyja anët e kufirit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)