19 Prill 2024

Ambasadori i Bullgarisë Bobi Bobev i dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 4 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti në takim ambasadorin e ri të Bullgarisë në Prishtinë, Bobi Bobev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Gjatë takimit, U.D. i Presidentit të Republikës, dr. Jakup Krasniqi i vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e falënderoi ambasadorin Bobev për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Republikës së Kosovës me njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen e shumë proceseve të tjera.

Gjithashtu, z. Krasniqi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ndërkaq, ambasadori i ri i Bullgarisë në vendin tonë shprehu përkushtimin e Republikës së Bullgarisë  për thellimin e raporteve shumë të mira që ekzistojnë në  mes të dy vendeve. 

Ambasadori Bobev, është njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, duke pasur parasysh faktin se ai, si diplomat me përvojë, ka shërbyer në disa vende të rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)