19 Prill 2024

Ambasadori Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë

Prishtinë, 19 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryeministri Kurti e njoftoi atë për masat e marra nga Qeveria për të luftuar ndikimin e pandemisë Covid- 19.

Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.

Ambasadori Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren.

Ambasadori Heldt theksoi rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kryeministrin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)