29 Mars 2024

Ambasadori Heldt prezanton prioritetet e presidencës gjermane të Këshillit të BE

Prishtinë, 15 korrik - Më 1 korrik 2020 Gjermania ka marrë përsipër kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë.

Veçanërisht Ambasadori Heldt do t’iu përgjigjet pyetjeve që qytetarët ia kanë parashtruar atij gjatë një interviste, rreth çështjeve të ndërlidhura me presidencën gjermane.

Diskutimi dhe intervista do të publikohen sot duke filluar nga ora 11.00 në faqen e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)