19 Prill 2024

Ambasadori britanik fton klasën politike që të respektojnë Kushtetutën

Prishtinë, 1 maj - Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një statusi në facebook ka porositur klasën politike që për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend të respektojnë  Kushtetutën e vendit dhe se vendimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese të respektohen nga të gjitha palët.

“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme sa kurrë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë."

"Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të diskutojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)