20 Prill 2024

Ambasadori amerikan dënon fuqishëm vrasjen e Olliver Ivanoviqit

Prishtinë, 16 janar - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie përmes një deklarate për media ka reagur lidhur me vrasjen e Olliver Ivanoviqit.

"Dënoj në mënyrën më të fuqishme të mundshme vrasjen e dhunshme të Olliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm, dhe shpreh ngushëllimet më të thella të ambasadës për familjen e tij."

"Thërras në të gjitha institucionet e drejtësisë të Kosovës – veçanërisht tash që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara – që të hetojnë këtë incident shpejtë dhe profesionalisht, dhe që të bijnë kryerësit para drejtësisë."

"Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë", ka thënë ambasadori Delawie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)