20 Prill 2024

Ambasadori Abbott shpreh gatishmërinë e Britanisë për institucionet e Kosovës

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në fushën e financave.

Me këtë rast, Ministri Bislimi falënderoi Ambasadorin Britanik Abbott për angazhimin e tij dhe shtetit të tij për ndihmën që i ofrojnë Kosovës në disa fusha. Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua vazhdimi i kësaj ndihme dhe asistenca në dogana dhe ATK.

Ministri Bislimi gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Abbott për angazhimin dhe vendimet që është duke i marrë Qeveria e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID19, për të ju ofruar siguri qytetarëve të vendit dhe lehtësuar vështirësitë potenciale që mund të ketë sjell ky virus.

Ndërsa, ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbott, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij në ndërtimin e partneritetit përmes mbështetjes së institucioneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)