25 Prill 2024

Ambasadat e Quint-it nuk përkrahin asnjë parti apo kandidat për kryeminister

Prishtinë, 28 janar - Përmes një deklaratë të përbashkët, Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë theksuar edhe njëherë se përgjegjësia për të ardhmen, për udhëheqësit, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e liderëve dhe e popullit të Kosovës.

Në prag të spekulimeve të fundit, ambasadat kanë theksuar se duan të sqaronim qëndrimin e tyre në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë.

"Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, "Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur."

"Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë... përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”.

"Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës", theksojn Ambasadat e Quint-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)