29 Mars 2024

Ambasada e SHBA-ve u kërkon liderëve kosovar t'i lejnë dallimet politike

Prishtinë, 16 mars - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se "tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë kohë të nevojës kolektive".

Deklarata e SHBA-së vjen një ditë pasi partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket heqjes së taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të ofrosh mbështetje ndaj njëri tjetrit është përgjigjja e kësaj sfide", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Në deklaratën e ambasadës amerikane citohet presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kur ka thënë se “duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t'i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më e fortë dhe më e unifikuar se kurrë më parë".

Në Kosovë janë shënuar 15 raste me koronavirusin e ri derisa e gjithë bota është duke luftuar kundër këtij virusi, i cili deri më tani ka lënë të vdekur mbi 6, 500 persona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)