20 Prill 2024

Albright thotë së në Kosovë po ndihet si në shtëpinë e saj

Prishtinë, 12 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila po qëndron në vendin tonë, në kuadër të manifestimeve me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi ish-sekretaren Albright që u është bashkuar qytetarëve të Kosovës në kremten e 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ndërkaq, duke falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, tha se po ndihet si në shtëpinë e saj.

Kryeparlamentari Veseli dhe ish-sekretarja Albright folën edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe miqësinë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, si dhe për perspektivën e qartë euro-atlantike të shtetit të Kosovës.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)