29 Mars 2024

AKR-së i bashkohen edhe 15 ekspertë

Prishtinë, 8 nëntor - Grupi i 15 ekspertëve i propozuar dhe përfaqësuar  nga prof. Muhamet Mustafa, lidhin marrëveshje me Aleancen Kosova e Re (AKR) për të krijuar listën e përbashket të kandidateve në zgjedhjet nacionale të vitit 2010.

Eksperti Muhamet Mustafa ka deklaruar se kjo marrëveshje niset nga synimi  që në zgjedhjet nacionale të  arrihen rezultate të cilat këtij koalicioni i krijojnë  mundësi  fushëveprimi për krijimin e  një qeverie  në baze të kritereve të komptencave dhe referencave  profesionale  dhe etike.

Po ashtu sipas Mustafes edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupcionit do të konsiderohen me prioritet si parakusht  i domosdoshem  për të  siguruar përdorimin me përgjegjësi të lartë dhe vetëm për interesa publike të buxheteve,  parase dhe pasurisë tjetër publike.

Po ashtu ai ka thënë së kolacioni do krjiuoi një mjedis biznesor qe stimulon inciativen e lirë ekonomike dhe  investimet për  të arritur  një rritje ekonomike  që mundëson   zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë, një zhvillim  ekonomik nga i cili perfitojnë  të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)